Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

21 Qershor 2025 | 15:27

Samitet e NATO-s zakonisht janë të parapërgatitura, me qëllimin kryesor për të treguar një front të unifikuar.

Sekretari i përgjithshëm Mark Rutte e ka hartuar tashmë menynë për takimin që mbahet në fund të muajit në Hagë, e cila pritet të shmangë një përplasje eventuale me anëtarin më të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara.

Një zotim për të rritur shpenzimet ushtarake nga aleatët evropianë është pjata të cilën presidenti Donald Trump do të kërkojë t’i shërbehet dhe gjasat janë që kjo të ndodhë. Por dyshimet janë se asaj do t’i shtohen edhe ingredientë të tjerë si kompromisi dhe gënjeshtrat.

Gjithashtu, samiti nuk do të jetë në gjendje të mbulojë krisjet mes Trump dhe aleatëve evropianë për tregtinë, Rusinë dhe konfliktin e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, parulla kryesore e të cilit është “Amerika e Para”, nuk është një fans i organizatave ndërkombëtare.

Ai ka qenë shumë kritik edhe ndaj NATO-s, duke vënë në dyshim themelet e mbrojtjes kolektive. Në mandatin e parë të tij, në samitin e parë të Aleancës, Trump kritikoi aleatët evropianë se nuk po shpenzonin mjaftueshëm dhe se i detyroheshin Shteteve të Bashkuara “shuma të mëdha parash”. Një mesazh, të cilit ai ka vazhduar t’i qëndrojë edhe në mandatin e dytë.

Samiti do të mbahet në selinë e Forumit Botëror në Hagë për dy ditë rresht, të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme.

Bisedimet për temën kryesore do të zgjasin 3 orë dhe deklarata e eventit po reduktohet në 5 paragrafë, pjesërisht për shkak të kërkesës së presidentit amerikan.

Trump është një nga 32 liderët e vendeve anëtare që do të marrin pjesë, por pikërisht për shkak të këtyre çështjeve, e gjithë vëmendja do të jetë tek ai.

Por edhe diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen, masat e sigurisë të policisë holandeze, që kanë kapur koston më të lartë në historinë e samiteve, plot 183 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026