Dononcon e moshuara: Luan Tollozhina më kapi për gryke, më tha komuniste dhe rrugaçe

11 Maj 2025 | 13:34

Në redaksinë e Euronews Albania ka mbërritur një tjetër denoncim nga Pogradeci në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit. Mësuesja në pension, Monda Turshinka, ka deklaruar për mediat se është sharë, ofenduar dhe dhunuar nga Luan Tollozhina, një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit.

Tollozhina është gjithashtu personi që më herët dhunoi një komisioner të Partisë Socialiste brenda qendrës së votimit.

“Jam 73-vjeçe, votova normalisht. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më kapi Luan Tollozhina për gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne t’i thotë. Të më dhunojë dhe të më thotë mua je komuniste dhe rrugaçe në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu”, është shprehur Turshinka për gazetarët.

Ndërkohë, Luan Tollozhina është shoqëruar nga policia në komisariatin e Pogradecit për të dhënë sqarime në lidhje me akuzat për dhunë ndaj mësueses në pension dhe për një tjetër incident të ndodhur më herët gjatë ditës, ku dyshohet se ka qëlluar me grusht komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega, brenda qendrës së votimit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për rastin, ndërsa pritet që prokuroria të vlerësojë të dhënat për të nisur veprimet përkatëse ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026