Dorëheqja e ministrit izraelit të Mbrojtjes dhe goditja që i dha Netanyahut

10 Qershor 2024 | 11:30

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka dhënë dorëheqje prej Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, për shkak të mospajtimeve për planet pas përfundimit të konfliktit në Gazë.

Duke folur në një konferencë për media, të dielën, ai ka thënë se Netanyahu “është duke na parandaluar nga fitorja e vërtetë”.

Muajin e kaluar, Gantz e ka përmendur 8 qershorin si datën e fundit për Netanyahun që të prezantojë planin se si Izraeli do t’i përmbushë gjashtë “synimet strategjike”, përfshirë dhënien fund të regjimit të Hamasit në Gazë, dhe themelimin e një administrate civile multikombëtare në atë territor.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Netanyahu i pati hedhur poshtë komentet atëherë, dhe u shpreh se kjo  do të nënkuptonte “humbje për Izraelin”.

Gantz ka qenë anëtar kyç në “kabinetin e luftës” së Netanyahut, bashkë me ministrin e Mbrojtjes.

Konflikti Izrael-Hamas ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026