“Dorëheqjen time harrojeni”, Rama: Ka dy rrugë për të më larguar nga politika

11 Shkurt 2025 | 09:39

Duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama tha se që pas lajmit për arrestimin e kryebashkiakut Erion VEliaj, të gjithë “janë turrur” për ti kërkuar dorëheqjen.

Ai u shpreh se nuk do ta japë dorëheqjen dhe se vetëm “zemra ose populli” mund ta largojnë atë nga politika.

“Jo mor, dorëheqjen ta harrosh ti me gjithë të tjerët. Ma keni kërkuar që kur jam futur në politik. Për të më larguar mua nga politika ka vetëm dy rrugë: Ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm që të mos më zgjojë të parin në mëngjes e të mos më lërë të fle para se gjithë të tjerët të flenë, ose më largon populli i Shqipërisë.

Në 11 maj do votojnë edhe një pjesë e popullit që është jashtë. Jam shumë kurioz të di si do votojnë ata që thuhet se i dëbova unë, i largova unë, nga Shqipëria që sot është më mirë seç ka qenë në historinë e vetë. Nëse ata votojnë masivisht për mua si dëbues i tyre, atëherë unë do mbaj shënim. Unë nuk jam i kapur pas pushtetit, por jam i kapur pas punës”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026