Dorëzohet qyteti Severodonetsk, rusët nën kontroll rajonin e Luhansk-ut

25 Qershor 2022 | 18:00

Qyteti lindor i Ukrainës, Severodonetsk është plotësisht nën pushtimin rus, tha të shtunën kreu i administratës ushtarake të qytetit, pas muajsh luftimesh rraskapitëse dhe të përgjakshme, shkruan CNN.

Zyrtarët ushtarakë rajonalë thanë të premten se trupat e fundit në Severodonetsk ishin urdhëruar të largoheshin, pasi ishte e pamundur të vazhdonin të mbroheshin pozicionet e tyre.

“Rusët emëruan një komandant. Por qyteti është aq i shkatërruar sa do të jetë e vështirë për njerëzit të përballen me këtë situatë”, tha shefi i administratës ushtarake Oleksandr Striuk.

Severodonetsk ishte një nga bastionet e fundit të mëdha të Ukrainës në zonë. Serhiy Hayday, një komandant i lartë ushtarak në Ukrainën lindore, tha se ushtria mori vendimin për të evakuuar “sepse numri i të vdekurve në territoret e pafortifikuara mund të rritet çdo ditë”.

Disa qindra civilë ishin strehuar në fabrikën kimike të Azotit dhe refuzuan lutjet për t’u larguar.

Më herët të shtunën, Hayday tha se forcat ruse ishin ende duke bombarduar centralin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026