Dorian Teliti: Biznesi i vogël me vendosjen e pullës fiskale do jetë pa tatim-fitim dhe pa TVSH
Këshilltari i kreut të Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti, tha se ekonomia e Shqipërisë po përballet me sfida të shumta, kjo dhe për shkak të keqmenaxhimit nga ana e mazhorancës.
Ai theksoi në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania se PD-ja ka marrë angazhimin që në një vit do të kontrollojë 10% të bizneseve që operojnë në vend, duke u zotuar largimin e taksidarëve në dyert e bizneseve.
Për këshilltarin e Bashës taksidarët sot shkojnë nëpër biznese dhe i kërcënojnë me gjoba dhe kjo sipas Teliti duhet të marrë fund.
“Ne do t’u përgjigjemi sfidave që kalon sot ekonomia jonë, ne kemi prezantuar angazhimi për të përmirësuar vendin tonë të vogël, i cili ka një mijë e një halle. Deri në 10% e bizneseve do kontrollohen gjatë një vit, nëse sot kemi 120-130 mijë biznese, 12-13 mijë prej tyre do kontrollohen. Çfarë ndodh sot me taksidarët? Taksidarët sot shkojnë në dyert e çdo biznesi mbajnë fletën në dorë dhe u thonë: ose ryshfetin ose të dhashë gjobën. Pse vjen kjo? Sepse i është dhënë autoritetet këtyre strukturave të vendosen gjoba të majme dhe të kërcënojnë njerëzit. Inspektoratet ne duhet t’i reformojmë urgjentisht”, tha Teliti.
Ai tha se me vendosjen e pullës fiskale në xhamat e bizneseve do përcillet mesazhi se bizneset e kanë paguar detyrimin ndaj shtetit dhe nuk ka pse të ketë kontrolle në ato subjekte.
“Do vendosen kufij ligjorë. Nuk do ketë më inspektoriate që vijnë tek dera e biznesit që të bezdisin dhe të mos e lënë biznesin të jetë i suksesshëm. Biznesi i vogël me vendosjen e pullës fiskale në xham, do të jenë pa tatim-fitim dhe pa TVSH me xhiro vjetore 140 mijë dollarë në vit dhe inspektoriatet nuk do kenë të drejtën të futen brenda. Po panë pullën fiskale në xham do të thotë detyrimi është paguar. Ekonomia sot ka nevojë të rimëkëmbët. Po kalon një moment skamje dhe me borxhe të mëdha. Duhet t’i japim frymëmarrjen e duhur”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së