Dosja “Bankers”, Gjykata e Posaçme zëvëndëson masat e sigurisë për 4 të pandehur! Lihen detyrim paraqitje

1 Prill 2026 | 12:43

Gjykata e Posaçme ka vendosur te zëvendësojë masat e sigurisë së arrestit në shtëpi për 4 prej të pandehurëve të dosjes Bankers. Konkretisht për Leonidha Çobon, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang u vendos masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit dhe detyrim për tu paraqitur.

Kërkesa për zëvendësimin e masave të sigurisë u kërkua nga vetë dy prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella për shkak se i ka kaluar afati 9 mujor i paraburgimit ndërkohë që vetë avokatët kërkuan shuarjen totale te masës. Në këtë dosje janë disa te pandehur të tjerë që po hetohen pa masë sigurie në gjendje të lirë.

Mbi këta 4 persona rëndojnë akuzat “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.

Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026