“Dosja Epstein është e kontrolluar”, Goxhaj: Emrat kryesor janë redaktuar
Dritan Goxhaj, ish‑luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, duke e cilësuar publikimin e materialeve si një proces të kontrolluar nga shërbimet sekrete.
Ish‑luftëtar i UÇK-së, tha gjithashtu se në vitin 2018 Epstein bisedonte me investirorët për Luftën e Tretë Botërore.
Goxhaj theksoi se informacionet që po dalin në publik nuk janë të reja dhe se bëhet fjalë për dokumente të redaktuara, ndërsa hetimi, sipas tij, është mbyllur ligjërisht që me vdekjen e Epstein.
“Në 2018 diskutohet kjo që po ndodh sot, informacionin qe e merrte ja si e përdorte, thuhej që: “Duhet të bisedojmë me investitorët”, pra ai shiste informacionin.
Kjo që po ndodh është një operacion i pastër i shërbimit sekret. Në shërbimet sekrete kjo quhet dalja e dokumenteve të redaktuara. Quhet hapja e kontrolluar. Në shërbimet sekrete funksionon një parim, që ti duhet të tregosh aq sa dihet. Këto gjëra që kanë dalë dhe që po dalin kanë qenë gjëra që kanë qarkulluar me vite. S’ka dalë asnjë që nuk dihej.
Që në vitin 2018 kanë dalë filmimet e Donald Trump nëpër dreka e darka me Epstein. Është totalisht e kontrolluar.
Ka shumë emra kryesorë të redaktuar që nuk përmenden fare. Hetimi është mbyllur ligjërisht që me vdekjen e Epstein që kishte rolin kryesor”, tha Goxhaj.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
“NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
“Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s
- 16:34 Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi