Dosja Mc Gonigal|Meçe i prerë! S’ka dokument nga prokuroria, janë disa avokatë
Në studion e Euronews Albania u diskutua për skandalin e FBI-së, ndërsa mes analistit Arben Meçe dhe deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi pati një përplasje.
Sipas Meçes, dokumenti i publikuar nuk është organ akuze.
“Organi i akuzës është prokurori. Janë një bashkësi avokatësh që për arsye të tyre, sepse është një çështje që po ndiqet dhe politikisht në Amerikë, sepse ky personi është personi që ka akuzuar Trump, plus është ai që ka investiguar ndërhyrjen ruse. Në këto kushte, këtë person që në fund të fundit ka zbuluar ndërhyrjen ruse në Amerikë, po e implikojmë ne këtu në Shqipëri. Pra, a kam të drejtë të them diçka të tillë,” – u shpreh Meçe i cili solli në vëmendje dhe rastin e Shkëlzen Berishës, që as atë s’mund ta akuzojë.
Ndërkohë sipas Baçit, Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe të dalë para qytetarëve si kryeministër për aq kohë sa emri i tij është përmendur në dokument.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein