‘Dosja Meta zhurmë e mazhorancës’ Boçi: Përpjekje për ta eliminuar politikisht
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha se bazuar në fakte nuk sheh ndonjë implikim të Ilir Metës në ish-sigurimin e shtetit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Boçi tha kjo që po bëhet në rastin e Metës është një zhurmë e krijuar nga moazharanca për arsye politike.
“Unë nuk nisem nga emocionet, unë lexoj faktet dhe argumentet. Në bindjen time të fakteve të paraqitura deri tani, nuk shoh ndonjë implikim të Metës, dhe shoh vetëm një zhurmë të madhe të krijuar për arsye politike. Jo më të bëjë raste analoge paralelet, ku njerëz të implikuar drejt për drejtpërdrejt në organet e sigurimit janë sot autoritete shumë të larta qoftë brenda në parlament qoftë jashtë parlamentit. “- tha ai.
Sipas tij kërkimi i një elementi të tillë për të bërë pis një nga drejtuesit e opozitës është një maskaradë që s’ka për të prodhuar asgjë përpos shtimit të urrejtjes ndaj kësaj qeverisjes dhe mënyrës se si sillet ndaj qytetarit.
Boçi më tej theksoi se Meta ka mëkatet e tij, por ta akuzosh për gjëra të tilla kjo më duket një absurd.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës