Drejt kthimit të basteve| Kërkohet hapja e lotove online, kontrollin ta ketë shteti

31 Gusht 2022 | 15:54

Baste sportive online të kontrolluara nga shteti. Ky është propozimi i federative sportive për qeverinë, 5 vite pasi aktiviteti u ndalua me ligj.

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka propozuar modelin italian ose suedez për legalizimin e pikave të basteve.

“Të mbyllim bastet në të zezë, t’i nxjerrim në dritë, t’i kontrollojë shteti me rregulla standard, jo privati. Kompanitë e basteve janë në të gjithë botën”, tha Ylli.

Për propozimin në fjalë, kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale se për sportin mund të vihen baste.

“Unë jam shumë i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik. Edhe brenda nesh kemi diskutimet tona për këtë çështje. Ministrja e Arsimit dhe Sportit natyrisht ka tendencën të jetë në krahun tuaj se të ardhurat nga një aktivitet i formalizuar do të ishin të konsiderueshme në funksion të sportit”, tha Rama.

Disa ditë më parë federatat kanë firmosur një peticion për këtë çështje, ku kërkojnë mes të tjerave, që një pjesë e parave që do vijnë nga bastet të përdorën për zhvillimin e sportit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026