Drejt përfundimit kontrata e check-up, Alimehmeti: Nuk ka shërbyer për asgjë

18 Janar 2024 | 16:50

Kotrata e kontrrollit shëndetësor bazë, e njohur si chec-up, është në vitin e fundit të saj. Kur kanë kaluar 9 vite nga ky program i ofruar nëpërmjet partneritetit publil-privat, eskpertët ngrenë pikëpyetje se për çfarë ka shërbyer, kur së pari nuk ka gjeneruar asnjë të dhënë mbi gjendjen shëndetësore të shqiptarëve.

“Çfarë pozitiviteti pati ky check up? Ne po arxhojmë 8 mln euro në vit ca morëm mbrapsht, nuk ka asnjë raport për këtë, as nga ana shkencore nuk ka asnjë publikim qëne të gjejmë dicka se këto të dhëna po ndihmojnë shtetin të marr vendimet e veta sa më racionale? Sa persona me diabet ka, sa me kancer?, tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

E një tjetër problem i këtij kontrolli, në gjykimin e Alimehemetit, është lënia jashtë këtij kontrolli për personat mbi 70 vjeç, të cilët kanë nevojë për kontrolle periodike më shumë se sa 1 herë në vit.

“Këta njerëz janë të përjashtuar, njerëz që kanë disa patologji dhe përjashtohen nga skema sepse nuk janë përjashtuar”, tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Përcaktimi për të kryer një herë në vit check –up për çdo person nga 35 vjeç deri në 70, është jo i mirëmenduar.

“Një 35 vjecar shkon tek mjeku për të bërë këtë check up dhe del i shëndetëshëm për cilën arsye do kthehet dhe një herë 36 vjec, nuk ka asnjë arsye sepse në atë moshë ne nuk presim që sëmundjet të evolojnë aq shpëjt, nga na tjetër një 65 vjecar që ka një hypertension, yndyrna mund të ketë nevojë për më shpesh se një herë në vit, psh për diabetikët hemoglobin duhet bërë cdo 3 muaj, atëher si mund ti  themi jo mbas nje viti si një person i shëndetëshëm”, tha mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.

Koncensioni i Check up është konsideruar nga disa ekspert si abuziv. Edhe pse në të janë të parashikuara veç analizave dhe disa module për stresin, duhanin, dhe alkoolin, ato nuk janë zbatuar kurrë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026