100 mijë vaksinime në dy javët e para të gushtit

13 Gusht 2021 | 15:32

Në dy javët e para të gushtit janë vaksinuar më shumë se 100 mijë persona në Shqipëri. Të dhënat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas znj. Manastirliu më shumë se 60% e popullatës mbi 50 vjeç tashmë është vaksinuar. Ajo tha se Shqipëria ka marrë deri tani 1.8 milionë doza të katër llojeve të vaksinave kundër COVID-19, si AstraZeneca, Pfizer, Coronavac dhe Sputnik V.

Kjo sasi pritet të jetë e mjaftueshme për 900 mijë persona nëse do të marrin nga dy doza, pasi aktualisht ka diskutime për nevojën e një doze të tretë.

Në total, prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 1,280,239 doza të vaksinës ndaj COVID-19 sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Janë 560,007 qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Muaji Gusht do të jetë  muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

Shqipëria nisi në datë 11 Janar 2021 fushatën e vaksinimit antiCOVID. Deri tani vendi ynë ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kontrata direkte me kompaninë Pfizer dhe nga marrëveshja me COVAX ka siguruar 1,114,000 doza vaksine, për të cilat ka parapaguar 3.9 mln dollarë.

Përpos këtyre dy marrëveshjeve, qeveria ka arritur negociata të drejtpërdrejta edhe me kompani të tjera dhe gjithashtu marrëveshjen me BE, për të rritur sasinë e vaksinave antiCOVID.

LEXONI GJITHASHTU:

Imuniteti i tufës në Shqipëri kërkon mbi 87.5% të popullsisë së vaksinuar, thotë studiuesi

Ulen fondet për shëndetësinë, paratë shkojnë për vaksina, check-up dhe spitalet rajonale

Mbrojtja nga Delta, efikasiteti i vaksinës kundër rasteve më të rënda deri në 95%

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026