39 mln euro për PPP-të në Shëndetësi, Braçe: Po paguajmë shërbime që s’jepen
Për vitin e ardhshëm, Shëndetësia do të marrë pjesën më të madhe të parave nga buxheti, gjithsej 77 miliardë lekë ose 630 milionë euro. Me një pjesë të këtyre parave, do të mbulohen edhe për 4 koncesionet aktive, përfshi edhe kontrollin bazë ‘Check Up’, pagesat për të cilin u ngrinë gjatë pandemisë për t’u rihapur sërish në muajin shkurt 2021.
“Do të financojmë vijimin e programit të kontrollit mjekësor bazë për grup moshën 35-70 vjeç, i cili u jep mundësi mbi 475 mijë qytetarëve të përfitojnë nga ky shërbim çdo vit.
Por, deputeti Erjon Braçe kërkon që kontratat të rishikohen, pasi paratë publike po shpërdorohen për shërbime që privati nuk i garanton të plota.
“Ka ardhur momenti që për koncesionet që kemi në fushën e shëndetësisë të shikojmë efektivitetin e tyre. Nuk ka pse të paguajmë për një set me 40 instrumente dhe të përdorim vetëm dy instrumente”, tha ish-zv.kryeministri.
Në sektorin e shëndetësisë janë lidhur 4 kontrata koncesionare, 3 prej të cilëve në vitet kur ministrinë e drejtonte Ilir Beqaj. Për kompanitë private që kryejnë shërbimin, nga buxheti do të paguhet vitin e ardhshëm rreth 39 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut