Drejtori i MRB: Ka një polarizim, PS dhe PD po rriten teksa LSI po ulet
Dimitris Mavros, drejtor i kompanisë MRB, më të cilën Euronews Albania ka bashkëpunuar për kryerjen e sondazheve të “Barometri Politik”, tha se ka një polarizim.
Sipas tij Partia Socialiste dhe Demokratike po rriten ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim po ulet.
Teksa solli në vëmendje se kush mund të jetë fituesi dhe me sa mandate, drejtori i MRB theksoi se në bazë të të dhënave ka një grumbull njerëzish që beson se PS-ja do të ketë më shumë se 71 mandate. Sipas zbulimit të sondazhit, Mavros tha se edhe të pavendosurit janë të prirur pozitivisht ndaj Partisë Socialiste.
“Nuk treguat ende matricën sa i përket votës së besnikërisë, se cila parti do të fitonte. Nëse shkon te të pavendosurit, 20% e tyre thonë që PS-ja do donin që të ishte fituese dhe votuesit e LSI-së 32% ja japin PS-së dhe 38% ja japin PD-së,” – shpjegoi Dimitris Mavros.
Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është një faktor kyç dhe duket sikur për momentin partia mund të rritet.
Drejtori i kompanisë prestigjoze të sondazheve, MRB theksoi se duhet analizuar me shumë kujdes në ç’drejtim do të shkojnë votuesit.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë