Drejtori i MRB për përjashtimin e Berishës: Bashës i jep kredite dhe fuqi prej udhëheqësi
Kryetari i PD-së vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.
Drejtor i kompanisë MRB që ka zhvilluar sondazhe parazgjedhore me Euronews Albania, Dimitris Mavros, tha se ky vendim ka shkaktuar një konflikt mes z. Basha dhe asaj që po ndodh tani në PD.
“Mund të ketë një konflikt të vendimit të z. Basha dhe asaj që po ndodh tani brenda PD-së”, tha ai.
Ai thotë se në sondazhet e bëra para zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i PD-së nuk manifestonte forcë lidershipi dhe ky vendim shton Mavros i jep kredite të forta Lulzim Bashës.
“Në periudhën parazgjedhore, çfarë pamë nga sondazhet cilësore, pamë se z. Basha kishte mungesë lidershipi. Prandaj, ky vendim, edhe nëse përkohësisht krijon një pështjellim, më në fund i jep kredite z. Basha në lidhje me fuqinë e tij udhëheqëse”, tha ajo.
Ai tha se në politikë “duhet të vrasësh babain politik” për të patur një peshë specifike.
“Sepse në fakt duhet ta “vrasësh babin tënd politik” nëse duhet të jesh vetë dikush me një peshë specifike dhe nëse do ta jetosh vetë jetën tënde”, tha ai.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore