Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve: Subvencione për faturën e ujit

11 Janar 2024 | 09:19

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Klevis Jahaj, është shprehur se po punohet që brenda vitit të ketë një mbulim përmes subvencioneve për shtresat në nevojë, lidhur me faturën e ujit.

Komentet Jahaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në disa qytete po punohet për furnizimin me ujë 24 orë pa ndërprerje.

Ai tha gjithashtu se uji i rubinetit në Tiranë është i pijshëm.

“Gjatë vitit 2024 është mbulimi përmes një subvencioni të shtresave në nevojë. Sipas llogaritjeve që kemi bërë, duhet të ketë një vlerë të cakrtuar që të mund të zbritet nga fatura e ujit. Kjo do të mbulohet përmes marrëveshjes që kemi ne.

Ajo që është ndërhyrë në Tiranë, ka një radhë të investimeve për furnizimin me ujë. Në Tiranë është siguruar e gjithë kjo. Është siguruar furnizimi i të gjithë Tiranës për 24 orë. Sasia e nevojshme e ujit është, por ka nevojë për vazhdimin e investimeve në infrastrukturën e rrjetit të furnizimit. Ajo që duhet të kuptojmë në shpërndarjen e ujit, është se janë shumë komponentë teknik, qoftë relievet… Unë e pi ujin e rubinetit.

Ka shumë qytete në Shqipëri që ne po punojmë që të bëjmë pikërisht sigurimin. Kemi nisur me Vlorën, Fierin dhe Elbasanit”, tha Jahaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026