‘Drejtoria e shkollës nuk reagoi’, e ëma e Martinit: Kam besim te Ambasada e SHBA-së

18 Dhjetor 2024 | 14:42

E ëma e Martin Canit ka dhënë një prononcim të shkurtër për Euronews Albania gjatë protestës së mbajtur këtë të mërkurë.

E pyetur për letrën e dërguar Ambasadës Amerikane për drejtësi, ajo tha se nuk ka marrë akoma një përgjigje por që ka shumë besim te kjo e fundit se do të arrijë të zbardhë ngjarjen tragjike.

Gjithashtu e ëma e 14-vjeçarit Martin Cani shtoi se iniciativa për dërgimin e kësaj letre nisi për arsye se nuk mori asnjë mesazh apo reagim nga askush, as nga Drejtoria e shkollës “Fan Noli”.

“Nuk kam marrë akoma një përgjigjie nga Ambasada sepse ka vetëm dy ditë që e kam dërguar, por kam shumë besim. Nuk kam marrë asnjë mesazh nga askush, as nga Drejtoria e shkollës, prandaj kam dërguar dhe letrën Ambasadës së SHBA-së”, shprehet nëna e Martin Canit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026