Drejtuesja e SHISH vizitë zyrtare në Washington, takohet me shefin e CIA-s

2 Qershor 2025 | 14:33

Nga data 15 deri më 17 maj 2025, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, realizoi një vizitë zyrtare në Washington DC, ku zhvilloi takime me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA. Takimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

SHISH në një njoftim për media bën me dije se në takimin e rëndësishëm me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Tulsi Gabbard u diskutuan sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e inteligjencës dhe sigurisë, me theks të veçantë tek siguria kombëtare e Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Palët shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet kryesore në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke vlerësuar angazhimin e përbashkët në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë kolektive. SHISH-u u konfirmua si një partner i besueshëm, ndërsa Shqipëria u cilësua si një faktor kyç i stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, njofton SHISH.

Në takimin me Drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, u evidentua bashkëpunimi i ngushtë midis dy agjencive, me fokus identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve të përbashkëta. U diskutua gjithashtu për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rritjen e kapaciteteve inteligjente të SHISH.

“Kjo vizitë tregon përkushtimin dhe gatishmërinë e dy vendeve për të mbështetur vendimmarrjen strategjike me informacione inteligjente cilësore dhe në kohë, duke kontribuar në garantimin e sigurisë rajonale dhe globale”, thuhet më tej në njoftimin e SHISH.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026