Dritan Dajti kërkon lirinë, shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit

30 Korrik 2024 | 11:18

Është shtyrë për në 13 Shtator seanca e radhës nga Dritan Dajtit në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, për ti dhënë kohë kërkuesit dhe avokatëve për shqyrtimin e provave të IEVP për llogaritjen e vuajtjes së dënimit nga Dajti.

Në seancën e sotme ndaj Dritan Dajtit të kryesuar nga gjyqtarja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i IEDVP Peqin dhe u paraqit 18 minuta me vonesë të arsyeshme, Glenda Zeneli, përfaqësuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Gjykatësja vendosi vijimin e seancës pavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEDVP Peqin për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit, i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës.

Ndërkohë që seanca pas 37 minutash u ndërpre për mungesë të sinjalit të internetit në IEDP Peqin. Vijimi i seancës ishte i pamundur për një kohë të shkurtër nëpërmjet vidiokonferencës me Dritan Dajtin.

Ndërkaq avokati Alban Qafa, ka akuzuar për mungesë korrektësie të komunikimit shkresor IEDP Peqin me kërkuesin, mbrojtjen dhe Gjykatën.

“Më jepni vendimin e dënimit me burg përjetë i cili më është vendosur në dispozicion dhe që është firmosur prej meje ju drejtua Gjykatëses”, tha në një moment kërkuesi Dritan Dajti, kërkesë që u vlerësua abuzive.

Sipas përfaqësueses së Prokurorisë, kërkuesi Dritan Dajti ka të drejtën e ankimimit për të gjitha çështjet që gjykon se i janë mohuar të drejtat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026