Dritan Dajti në prag lirimi, Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër tij

15 Prill 2024 | 12:22

Në prag të lirimit nga qelia, Gjykata e Lartë ka caktuar datën e shqyrtimit të rekursit kundër Dritan Dajtit.

4 vite pas vendimit që hoqi dënimin me burg përjetë për vrasësin e 4 punonjësve të policisë duke e dënuar me 25 vite heqje lirie, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 4 qershor rekursin e ish-prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, e cila kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë.

Relator i çështjes do të jetë Sandër Simoni ndërsa gjyqtar Medi Bici dhe Ilir Panda. Në vitin 2019 disa gjyqtar të deleguar nga rrethet prishën vendimin e burgimit të përjetshëm për Dajtin.

Ndaj gjyqtarëve nisi një hetim mbi dyshimet për korrupsion duke iu kontrolluar edhe banesat, por më pas hetimi u pushua për mungesë provash.

Për pak muaj Dritan Dajtit i përfundon dënimi pasi i akuzuari për vrasjen e 4 efektivëve të forcave operacionale ka qëndruar shumë kohë në paraburgim, madje sipas të dhënave ka përfituar edhe nga amnistite ndër vite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026