Dritan Goxhaj: Serbia mund të lëshojë 20 mijë dronë luftarakë dhe askush se ndal dot
Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha se do duhej të kishim më tepër sisteme mbrojtje, pasi si Shqipëria edhe Kosova, nuk kanë asnjë lloj mborjtje sa i takon sulmeve që mund të vijnë nga ajri.
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, Goxhaj tha se Serbia ka porositur 20 mijë dronë luftarak e nëse do t’i lëshojë askush nuk mudn ta ndalë, pasi ne nuk kemi asnjë mjet për t’i evidentuar këta dronë deri në momentin që do të arrijnë objektivin.
“Zoti Peka tha më par që Serbia ka porositur 20 mijë dronë nga Irani. Qoftë Kosova, qoftë Shqipëria nuk kanë asnjë sistem të mbrojtjes kundërajrore, kundër këtyre dëmeve. Zoti Peka tha se hapësira ajrore e Shqipërisë mbrohet nga NATO. Jo, hapësira ajrore monitorohet nga NATO, por nuk mbrohet, bën vetëm policim ajror.
Policim ajror do të thotë që në rast të shkeljes së hapësirës ajrore nga ndonjë mjet ajror ndërhyn sipas radhës, Italia apo Greqia kush e ka radhën e ruajtjes së hapësirës.
Por mbrojtje e hapësirës ajrore do të thotë të kemi sisteme radarësh dhe sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore, raketore, ose të tjera. Ne nuk kemi asnjë, as ne as Kosova, për të bërë këtë gjë. Ato 20 mijë dronë Serbia mund t’i lëshojë kur të dojë dhe askush nuk mund t’i ndalojë, sepse nuk kemi sistem as t’i kapim që po vijnë. Ne do e marrim vesh kur të shpërthejnë në objektiv”,-tha Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh