Dritan Hila tregon pse Shqipëria është shënjestra e Iranit

7 Shtator 2022 | 22:29

Ish zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila tha se situata e marrëdhënieve me Iranin ka edhe arsye fetare. në emisionin Now në Euronws Albania Hila tha se Irani përfaqëson sektin shia dhe Shqipëria ka shumë besimtarë bektashinj të sektit shia.

“Është një situatë komplekse. Ka një luftë të hapur mes fondacioneve iraniane dhe saudite në vendin tonë”, tha Hila.

Nga ana tjetër, Irani ka një shërbim sekret shumë kompleks për të cilin investon shumë, celulat e të cilave koordinohen nga ambasada.

“Irani ka gardën revolucionare dhe shërbimet sekrete që ndahen në luftën e vet politike. Shqipëria në optikën e shërbimit sekret iranian paraqitet si një vend miqësor se ka një pjesë shia dhe kjo shpjegon pse janë 15 mijë iranianë në Shqipëri”, tha Hila.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026