Drithi i bllokuar në Ukrainë, kërkohen zgjidhje për të lejuar eksportin

21 Qershor 2022 | 12:35

Bisedime të vështira po vazhdojnë për të zhbllokuar portin ukrainas të Odesës në Detin e Zi për të lejuar eksportin e drithërave si misri dhe gruri.

Që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt  mijëra  tonë drithë mbeten të bllokuara në porte.

Por presidenti Zelenskyy thotë se përpjekjet për të zgjidhur problemin po vazhdojnë.

“Ne po zhvillojmë negociata komplekse në shumë nivele për të zhbllokuar portet tona. Por siç e  shihni, ende nuk ka përparim. Sepse asnjë mjet i vërtetë nuk është gjetur ende për t’u siguruar kundër sulmeve të mëtejshme ruse”, tha Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Zgjidhje të ndryshme po kërkohen duke përfshirë opsionet e tokës nëpërmjet rrugës dhe hekurudhave. Hungaria ka ofruar  territorin e saj si një rrugë të mundshme për eksportet e grurit ukrainas.

“Ne kemi ofruar që eksporti i grurit nga Ukraina me destinacion Afrikën e Veriut ose Lindjen e Mesme mund të kalojë përmes Hungarisë dhe  gjithashtu mund të japim siguri për  kapacitetin e dërgesës dhe kapacitetin logjistik, pa asnjë  pagesë”, u shpreh Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

Ndërkohë banorët e Kramatorsk në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, po kërkojnë një  normaliteti, pavarësisht shqetësimeve për përparimin e Rusisë në drejtimin e tyre.

Qyteti i rrethuar i Severodonetsk është vetëm 50 kilometra larg, por shumë prej tyre edhe pse të frikësuar duan të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026