Dronët edukues, segmentet ku duhet të keni kujdes
Eksperti rrugor, Islam Qibini tha në një intervistë për Euronews Albania se dronët edukues përdoren kryesisht në ato segmente rruge që konsiderohen problematike dhe janë vënë në përdorim në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2022.
Ai tha se fillimisht janë përdorur për monitorimin e kultivimit të kanabisit, ndërsa më pas u pa e arsyeshme të përdoren dhe për monitorimin e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Qibini përmendi rrethrrotullimet dhe kryqëzimet ku duhet pasur shumë kujdes dhe i duhet dhënë përparësi mjeteve nga e majta.
“Gjithashtu te vijat e kalimit të këmbësorëve. Është si njollë e zezë sepse ndërpritet trajektorja midis lëvizjes së këmbësorëve dhe lëvizjes së automjeteve. Pikërisht këtu duhet pasur kujdes sepse duhet që drejtuesit e mjeteve te vijat e kalimit të këmbësorëve duhet të ndalojnë, duhet t’i japin përparësi qytetarëve,” – u shpreh eksperti.
Sipas Qibinit, dronët edukues kanë pasur efekt pasi numri i aksidenteve nga 19,3 për qind që ishte për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kemi ulje rreth 13,7 për qind.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania