Dronët rus në Poloni, Zelensky: Një paralajmërim për Evropën

13 Shtator 2025 | 21:34

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas incidentit të fundit me dronë rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, duke e cilësuar atë si një “paralajmërim për të gjithë Evropën”.

Në një postim në Telegram, Zelensky theksoi se “kushdo që dëshiron t’i japë fund kësaj lufte duhet të bëjë atë që është e nevojshme për të ndaluar makinën ruse të luftës”. Ai kërkoi hapa të fortë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera partnere, duke përfshirë politika më të ashpra sanksionesh dhe tarifash kundër Rusisë.

“Të gjithë e shohin se lufta e Rusisë kundër Ukrainës është lufta e Putinit. Dronët rusë kundër Polonisë janë gjithashtu lufta e Putinit. Dhe ky është një paralajmërim jo vetëm për polakët, por për të gjithë në Evropë. Dronët rusë mund të mbulojnë distanca shumë më të mëdha”, tha ai.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje vendeve perëndimore që të mos kërkojnë më justifikime për të mos vendosur masa të reja ndëshkuese ndaj Kremlinit. Ai iu drejtua drejtpërdrejt vendeve të BE-së, SHBA-së, G7 dhe G20 për të rritur presionin ndaj Moskës.

“Paqja është rruga. Rruga që duhet të ndjekim nga lufta në paqe. Të gjithë duhet ta ndjekin këtë rrugë dhe sanksionet janë pjesë e saj. Nëse Putini nuk dëshiron paqe, ne duhet ta detyrojmë të bëjë paqe. Lufta e Putinit do të mbarojë kur ai – po, ai – nuk do të jetë në gjendje ta vazhdojë më atë”, përfundoi Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026