Dronët rusë godasin Kharkivin, plagosen 32 persona

19 Nëntor 2025 | 08:29

Dronët rusë goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, duke plagosur 32 persona, përfshirë dy fëmijë, duke shkaktuar zjarre dhe duke detyruar dhjetëra banorë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, thanë zyrtarët rajonalë.

Sipas informacioneve paraprake, forcat ruse lëshuan 19 dronë në distriktet Slobidskyi, Osnovianskyi dhe Nemyslianskyi pas mesnatës, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov, duke shtuar se gjashtë nga të plagosurit ishin shtruar në spital.

Kharkiv, rreth 30 km nga kufiri rus, i zmbrapsi forcat ruse në javët e para të pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022 dhe që atëherë ka përjetuar sulme pothuajse të përditshme me raketa dhe dronë në lagjet e banimit dhe infrastrukturë.

Syniehubov tha se 48 persona, përfshirë tre fëmijë, u evakuuan nga një ndërtese shumëkatëshe dhe se të paktën 10 makina civile, një shtëpi banimi, garazhe dhe një supermarket u dëmtuan.

Fotot e publikuara nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës treguan se sulmi kishte shkatërruar vitrinat e dyqaneve dhe blloqet e apartamenteve, me ekipet e shpëtimit që udhëhiqnin banorët e plagosur pranë makinave të rrënuara që ende digjeshin.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se një dron goditi një qendre mjekësore, duke plagosur një mjek dhe duke dëmtuar ndërtesën dhe makinat aty pranë.

“Dëgjova dronin që po afrohej. Vala e shpërthimit më shtyu në korridor. Është vetëm një zonë banimi, këtu ka vetëm një shkollë dhe një çerdhe, dhe nuk ka absolutisht asgjë tjetër”, tha Danilo Bondarev, një student 22-vjeçar që jeton në katin e tretë të njërës prej ndërtesave të dëmtuara.

Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë koment nga Rusia në lidhje me sulmet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026