Droni rus godit Rumaninë si vend i NATO-s, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Shqipëria ka reaguar pas sulmit me dron rus në qytetin Galați të Rumanisë, ku një pallat banimi u godit gjatë natës dhe mbetën të plagosur dy persona, mes tyre edhe një i mitur.
Përmes një reagimi zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse.
“Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Galați, Rumani, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Rumanisë dhe u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve”, thuhet në reagim.
Ministria thekson se incidenti nënvizon edhe njëherë koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe rrezikun që pasojat e saj paraqesin për sigurinë rajonale dhe civilët përtej kufijve ukrainas.
“Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon më tej absurditetin dhe koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, vijon reagimi.
Shqipëria ritheksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të përpjekjeve për rikthimin e paqes dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
Sulmi ndodhi gjatë natës mes 28 dhe 29 majit, kur Rusia rifilloi sulmet me dronë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë. Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, një prej dronëve hyri në hapësirën ajrore rumune dhe u përplas në çatinë e një pallati 10-katësh në qytetin Galați, duke shkaktuar zjarr.
Autoritetet rumune bënë me dije se dy persona mbetën të plagosur lehtë, ndërsa Ministria e Jashtme e Rumanisë e dënoi incidentin si një “përshkallëzim të rëndë dhe të papërgjegjshëm”.
Ndërkohë, NATO deklaroi se do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen ndaj kërcënimeve ajrore, përfshirë dronët, duke dënuar atë që e cilësoi si papërgjegjshmëri të Rusisë.
Trump heq dorë nga taksat 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit