DRSHTRR Berat me sistem fotovoltaik, mbulon 40% të nevojës vjetore për energji

5 Mars 2024 | 14:15

Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat ka përfunduar investimi për instalimin e sistemit fotovoltaik, i cili mbulon rreth 40% të nevojës vjetore për energji elektrike për këtë drejtori.

Një nisëm e cila do të ndikojë në uljen e kostove, por gjithashtu edhe në reduktimin e ndotjes së mjedisit.

Ky projekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur nga Drejtoria Rajonale e Beratit, ndërsa gjithë këtij viti do të shtrihet edhe në Drejtorinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Ilir Mëngra, vizituan nga afër investimin e realizuar në DRSHTRR e Beratit, e cila tashmë ka edhe një godinë të re e ndërtuar sipas të gjitha parimeve të efiçencës së energjisë.

“DPSHTRR ka nisur një program i cili nisë nga Berati, por do të zhvillohet edhe në Tiranë dhe Durrës për vendosjen e paneleve fotovoltaike të cilat përdoren për konsumin e vetë ndërmarrjes. Republika e Shqipërisë ka prej kohësh një kuadër ligjor i cili lejon të gjitha ato entitete, qofshin shtetërore apo private, që të ndërtojnë parqet e tyre fotovoltaike, brenda territoreve, ku ata operojnë dhe këto të shërbejnë për të plotësuar nevojat. Sigurisht një park fotovoltaik nuk plotëson 100% të nevojave, duke qenë se prodhon vetëm gjatës kohës kur ka diell, por nga ana tjetër ka dhe një instrument shumë të mirë që është ai i shkëmbimit të energjisë me OSHEE”, deklaroi ministrja Balluku.

Nga ana e tij, drejtori Mëngra tha se projekti është parashikuar që ti shlyejë kostot e veta brenda një periudhe kohore 6 vjeçare. “Janë montuar 206 panele fotovoltaike të cilat të gjitha së bashku realizojmë shkëmbimin e energjisë diellore në energji elektrike. Panelet lidhen me një inverter i cili bën shkëmbimin nga energji e prodhuar nga panelet në energji alternative për nevojat e rrjetit”, tha Mëngra.

DRSHTRR Berat renditet e 9-ta në rang kombëtar për numrin e shërbimeve të ofruara. Gjatë vitit 2023 kjo drejtori ka ofruar 130.540 shërbime për bashkitë Berat, Kuçovë, Dimal dhe Skrapar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026