“Duan të shkrijnë SPAK”, Rama: Na jepni mandatin më të fortë, dhe e dimë ne ç’bëjmë

10 Mars 2025 | 09:33

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar se Partisë Socialiste i duhet në zgjedhjet e 11 majit mandati më i fortë ndonjëherë që të finalizojnë brenda këtij 10-vjeçari anëtarësimin në BE.

Sipas tij, vetëm me anëtarësimin në BE Shqipëria dhe shqiptarët do të mund të kenë shtetin e së drejtës, ku institucionet e drejtësisë të mund të funksionojnë të pavarura siç po ndodh tani.

Ndaj, theksoi kryeministri, qeveria duhet të jetë në duart e njerëzve të duhur jo të atyre që siç theksoi “kanë thënë do kthejnë mbrapsht reformën, do neutralizojnë SPAK, do zhbëjnë reformën në drejtësi”, duke iu referuar deklaratave të kryedemokratit Berisha.

“Ky është thelbi që ndan nëse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE brenda kësaj dekade, apo ndonjë vend tjetër i rajonit me probleme të pazgjidhur. Ne nuk jemi Bosnje Hercegovina por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur ndonjëherë që nga 2013. Me atë mandat pastaj e di unë dhe ju çfarë bëjmë, edhe me Evropën, edhe me SHBA dhe NATO, me garanci që asgjë nuk lëviz. Në momentin që ne hyjmë në BE, nuk ka më asnjë mundësi që dikush të thotë do shkrij atë, do shkrij këtë.

Ne nuk bërtasim për persekutim apo padrejtësi kur institucionet e reja të drejtësisë godasin mbi ne, të tjerët bërtasin se janë të burgosur polikë. BE na duhet për këto garanci, që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë shtetin e së drejtës. Sot garantët e vetëm të barazisë para ligjit jemi ne, PS, që garanton proceset e nisa nga institucionet e reja të drejtësisë, që janë me të gjitha të metat, por që janë në rrugën e duhur dhe duhen mbështetur duke marrë parasysh edhe kostot”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026