Rama mbledh grupin e PS: Fitorja e këtyre zgjedhjeve përcakton të ardhmen e vendit
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste në selinë e Kuvendit.
Në një komunikim të hapur me mediat Rama vlerësoi para deputetëve socialistë rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat siç tha zhvillohen në një kontekst gjeopolitik të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në BE.
“Në 9 palë zgjedhje, në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme si në këto zgjedhje. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst dyfish të jashtëzakonshëm; njëri marrëdhëniet tona me BE dhe tjetri është konteksti i anëtarësisë sonë në aleancën sonë në NATO dhe sigurisë në tërësi.
Për këtë arsye zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati është më shumë se rezultat i fitores së PS. Për ne si forcë politike dhe flamurin tonë ka qenë gjithmonë e rëndësisë së veçantë të fitojmë zgjedhjet por në 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe rezultati kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit shumë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme, 9 herë me radhë. Për herë të parë qëkurse jam në krye të PS është hapur një dritare që nuk ka qenë në marrëdhëniet me BE, për herë të parë ambicia jonë përputhet me atë të BE për të përfshirë Shqipërinë në familjen evropiane, si asnjëherë më parë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…