Dueli i madh i së martës, Barcelona-Atletico Madrid luftë për kreun e La Liga

2 Dhjetor 2025 | 12:53

Barcelona-Atletico Madrid është kryendeshja e kësaj të marte në kampionatin spanjoll, një duel që luhet drejtpërdrejt për kreun.

Dy skuadrat po kalojnë një formë të mirë, ndërsa diferenca mes tyre është vetëm 3 pikë.

Vëmendja e gjithë Evropës këtë të martë është në Camp Nou, aty ku zhvillohet një përplasje mes Barcelonës vendëse dhe Atletico Madrid, dy ekipe të cilat po ashtu kanë një rivalitet historik me njëra-tjetrën, edhe pse jo në përmasat e El Clasico.

Një ballafaqim që bëhet edhe më emocionues pasi bëhet fjalë për kreun e La Liga, që aktualisht mbahet nga katalanasit, ndërsa Los Colchoneros janë në vendin e 4, me 3 pikë më pak.

Në 5 ndeshjet e fundit këtë sezon në La Liga, të besuarit e Diego Simeone kanë marrë 15 pikë, ndërsa Barcelona 12, pasi ka humbur në El Clasico me Realin.

Blaugranët cilësohen favoritë për marrjen e 3 pikëve, mjaft të rëndësishme në këtë fazë të garës, ku diferencat mes ekipeve janë shumë të vogla.

Në 5 duelet e fundit direkte mes tyre, Barcelona ka fituar 4 herë, ndërsa 1 sfidë u fitua nga madrilenët në dhjetor të shkuar.

Yjet në fushë nuk do të mungojnë, ku mund të përmendim emra si Yamal, Lewandowski, Pedri apo Raphinha.

Atletico po ashtu nuk mbetet pas, me një yll në majën e sulmit si Alvarez, por edhe Griezmann, Nico Gonzalez, Sorloth e të tjerë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026