“Duhet ta respektojmë”-Daci: Si e shpërblyen vëllezërit Duka policin që i informoi
Gazetarja Glidona Daci tha se dekonspirimet më të mëdha vijnë nga vetë policia. E ftuar në “Now me Erla Mëhillin” Daci tha se bota e krimit gjithmonë i gjen fije, sipas saj ka raste kur fijet janë gjetur edhe në organet më të larta.
Daci kujtoi gjithashtu një rast dekonspirimi, kur policia ndërmori një aksion për të kapur vëllezërit Duka.
“Krimi do i gjejë fijet, është gjithmonë një hap përpara çdo lloj situate. Në materialet që kam lexuar ishte një rast. Operacioni për vëllezërit Duka për vrasjen e Santiago Malkos. Ata e kishin marrë informacionin, para se të mbërrinte policia.
Këta mezi nëpërmjet informacioneve në rrugë operative kishin marrë informacion se ku ndodheshin. Ishin mobilizuar, por ata e kishin marrë vesh dhe kur ka shkuar policia nuk ka gjetur asgjë. Ky ishte një rast i dekonspiruar dhe dilte në përgjimet Leonard dhe Erlis Duka thoshin që atë mikun që na informoi për operacionin që do bënte policia e Tiranës duhet ta respektojmë. Informacioni ka dalë nga policia”,-tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus