“Duhet të zhdukim çimkat”- Mashtrimi që u mori mijëra euro pensionistëve në Francë
Dy burra janë arrestuar në Francë pasi dyshohet se kanë mashtruar disa të moshuar, duke i detyruar ata të paguanin mijëra euro, me justfikimin e asgjësimit të çimka-ve nga banesat e tyre.
Sipas autoriteteve të policisë së Strasburgut, burrat shkonin në shtëpitë e viktimave të tyre, kryenin shërbime të rreme të kontrollit dhe më pas të moshuarit paguanin për produktet e trajtimit. E gjithë procedura kapte vlera nga 300 deri në 2100 euro.
Policia franceze bëri me dije se gjithsej u mashtruan 48 persona, ku shumë prej tyre ishin gra mbi moshën 90 vjeçe.
Pasi mashtruesit vizitonin shtëpitë, duke u shtirur si ekspert shëndetësorë, përdornin spraj aerosol, duke pretenduar se po tymosnin hapësirën.
Para se të largoheshin, ata ofronin një pomadë për të cilën thoshin se do t’i mbante insektet larg lëkurës së njeriut. Pomada ishte në fakt një krem i thjeshtë me aromë eukalipsi. Pas nëntë ankesave zyrtare për mashtrim të dyshuar, policia është detyruar të mbajë nën vëzhgim dy personat, për t’i arrestuar ata teksa dilnin nga shtëpia e një viktime në Strasburg.
Entomologë dhe ekspertë të shëndetit kanë paralajmëruar qytetarët, se pavarësisht shpërthimit të infeksionit, duhet të jenë vigjilent ndaj çdo mashtrimi të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë