“Naimi është thyer para policisë”- Milaim Zeka: Do dalin gjëra shumë të rënda
Gazetari Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se Naim Murseli tashmë është thyer nga policia dhe do të dalin në dritë gjëra shumë të rënda.
Sipas gazetarit një person i cili është i aftë që me gjakftohtësi të organizojë vrasjen e gruas në sy të fëmijëve të tij, është tipi i personazhit që do të thyet para policisë. Zeka theksoi se motivi i vrasjes ka për të dalë, ndërsa shtoi se paratë nuk mund të jenë kurrsesi motivi për këtë ngjarje makabër.
“Unë jam shumë, shumë i bindur që policia e Kosovës dhe prokuroria do të arrijnë ta zbulojnë motivin, pasi karakteri i një njeriu të tillë, që organizon vrasjen e gruas në prezencë të fëmijëve, se ndodh që e kanë vrarë gruan aksidentalisht, e personazhe të tillë bëjnë edhe vetëvrasje, por ta organizosh vrasjen të tillë, ti e ke mirëmendruar.
Që të organizosh vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, ti duhet të jesh një vrasës i tmerrshëm. Ky njeri tashmë është thyer para policisë, pasi e ka pranuar të gjithë organizimin, por do dalin gjëra shumë të rënda nga hetimet. Do dalin gjëra të rënda nga hetimet, do dalin gjëra të rënda brenda familjes. Por një gjë e them me përgjegjësi, paratë nuk janë motivi”,-tha Milaim Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kishte shumë borxhe”, Zeka: Si abuzoi Naim Murseli me emrin e Behgjet Pacollit
- “Mashtrues dhe intrigant shumë i madh”- Milaim Zeka zbulon mesazhet e Naim Murselit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë