Duka: Në nëntor, Shqipëria përballje miqësore me Italinë në “Air Albania”

7 Shtator 2022 | 10:53

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se në muajin nëntor, kombëtarja do të përballet me Italinë në një ndeshje miqësore.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Duka bëri të ditur se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, por data mbetet ende për t’u vendosur.

“Ne kemi përcaktuar një ndeshje miqësore në nëntor kundër Italisë, nuk kemi përcaktuar datën, 16 ose 19 nëntor në Tiranë. Është hera e dytë që ne luajmë një miqësore me Italinë, pas një miqësoreje që kemi zhvilluar në Xhenova. Por në Tiranë është hera e parë.

Është një ndeshje vërtet e bukur, sepse pavarësisht se Italia nuk është pjesëmarrëse në kampionatin botëror, mbetet një skuadër dhe mbetet një skuadër që shqiptarët kanë dëshirë ta shohin”, theksoi Duka.

Ndër të tjera, Duka u shpreh se është i kënaqur me rezultatet që kombëtarja ka arritur në drejtimin e teknikut italian, Edi Reja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026