Duka reagon pas barazimit ndaj Letonisë: Kalimi në Botëror mbetet i hapur

11 Qershor 2025 | 10:23

Barazimi zhgënjyes i Kombëtares shqiptare ndaj Letonisë ka lënë një shije të hidhur në opinionin sportiv dhe ka komplikuar dukshëm mundësinë e kualifikimit drejt Botërorit 2026. Në një ndeshje ku pritej vetëm fitorja, kuqezinjtë u ndalën në një barazim 1-1 që u konsiderua një hap i madh fals.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar publikisht pas këtij rezultati, duke shprehur keqardhjen për mënyrën se si rrodhi sfida, por duke theksuar se asgjë nuk ka përfunduar dhe se gara mbetet e hapur.

“Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do donim të shihnim, apo rezultati që do duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari i shfrytëzoi ato. Duhej t’i merrnim të treja pikët, por dalim me vetëm një,” u shpreh Duka.

Sipas kreut të FSHF-së, gjysma e parë e ndeshjeve eliminatore tashmë është konsumuar, dhe pjesa e mbetur kërkon një ndryshim të qasjes si nga ana psikologjike, ashtu edhe taktike.

“Kemi bërë gjysmën e ndeshjeve, dhe gjysma tjetër na imponon të jemi me mendësi e energji krejt të tjera. Nuk ka përfunduar asgjë për askënd, dhe ne do të luftojmë deri në sekondën e fundit të çdo ndeshjeje,” shtoi ai.

Duka theksoi se stafi teknik duhet t’i nënshtrohet një analize të thelluar për të kuptuar gabimet dhe për të ndërtuar një reagim të menjëhershëm në ndeshjet e shtatorit.

“Besoj se analiza do të prodhojë reagimin që presim. Do të rikthehemi më të kthjellët, me më shumë uri dhe grintë. Duhet të fitojmë edhe aty ku askush nuk e pret më.”

Në përfundim, presidenti i FSHF-së shprehu besim të plotë te skuadra dhe theksoi se objektivi për të qenë pjesë e Botërorit mbetet ende në këmbët e kuqezinjve:

“Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi. Sepse ne jemi Shqipëria!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026