Dumani jep opsionin e tij për statusin e prokurorëve të SPAK pas mandatit 9-vjeçar

14 Prill 2025 | 12:10

Duke raportuar punën për vitin 2024 në KLP, kreu i SPAK, Altin Dumani, foli edhe në lidhje me çështjen e statusit të prokurorëve të SPAK dhe çfarë do të ndodhë me ta pas përfundimit të afatit 9-vjeçar.

Dumani tha se ai ishte pro rikandidimit të çdo prokurori të SPAK pas përfundimit të këtij mandati, ndërsa theksoi se të qenit pro këtij varianti nuk do të thotë se është për rinovimin automatik të mandatit.

“Çështjen e statusit dhe fatin e prokurorëve ne e diskutojmë së bashku me kolegët. Unë nuk kam deklaruar kurrë apo propozuar ndonjë ndryshim pa u konsultuar me të gjithë prokurorët dhe kemi shkuar drejt një mendimi unanim të të gjithëve. Ne kemi propozuar jo rinovim automatik të mandatit, që do të thotë se në përfundim të afatit 9-vjeçar, prokurori të mos riemërohet automatikisht pa garë. Propozimi është që të bëhet ndryshim kushtetues, që prokurorëve në përfundim të mandatit t’u jepet mundësia për të rikandiduar, që do të thotë të rikandidojnë me prokurorë të tjerë. Kështu bëhet e mundur edhe vijueshmëria e institucionit. Kuptohet, për ata që duan ta vazhdojnë, ndërkohë që normalisht do ketë edhe nga ata që nuk duan të vazhdojnë më tej.”

Ai tha se në përfundim të mandatit 9-vjeçar, nëse prokurori do të dëshirojë të rikandidojë, do të ishte nën filtrin e Këshillit, i cili, duke parë punën e këtij prokurori, mund ta riemëronte ose jo, në bazë të performancës së tij.

“Dhe është një mundësi e mirë që prokurorët e SPAK, në përfundim të mandatit, të rikandidojnë, por t’u thuhet: ‘Faleminderit për këto nëntë vjet, por ne si Këshill ju themi që performanca juaj nuk është e tillë sa për ta rinovuar përsëri kontratën për të vazhduar funksionin në SPAK’. Ndërsa varianti i dytë, ashtu siç ju e thatë, është që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme të kenë mundësinë që, në përfundim të mandatit 9-vjeçar, të atashohen në Prokurorinë e Apelit. Unë jam për variantin e parë: që prokurorëve të SPAK, në përfundim të mandatit 9-vjeçar, t’u jepet mundësia të rikandidojnë për një mandat të ri, por theksoj: jo të riemërohen. Jemi kundër riemërimit automatik dhe pro rikandidimit”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026