Dumani me studentët në Universitetin e Durrësit: Pa llogaridhënie nuk ka demokraci

18 Prill 2025 | 11:05

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, zhvilloi këtë të premte një takim me studentët dhe stafin akademik të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Dumani u shpreh se ishte kënaqësi të ndodhej mes studentëve të drejtësisë dhe vlerësoi larminë e temave të trajtuara në këtë ambient akademik. Ai theksoi se pjesëmarrja e tij në këtë aktivitet vjen në kuadër të një sërë takimesh të ngjashme të zhvilluara edhe në universitete të tjera në vend, me qëllim forcimin e komunikimit ndërinstitucional.

“Besimi dhe drejtësia janë elementë thelbësorë. Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe, dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci,” u shpreh Dumani gjatë fjalimit të tij.

Ai rikujtoi rëndësinë e reformës në drejtësi, e cila u arrit përmes ndryshimeve kushtetuese thelbësore, duke nënvizuar rolin që ka SPAK si një nga produktet më të rëndësishme të kësaj reforme.

“Reforma në drejtësi u realizua me ndryshimet thelbësore kushtetuese. SPAK është krijuar për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. Ne kemi treguar se ushtrojmë të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo me objekte të caktuara,” deklaroi ai.

Dumani theksoi gjithashtu se, pavarësisht arritjeve, mbetet ende shumë punë për të çrrënjosur krimin e organizuar në vend.

“Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë ende për të çrrënjosur krimin e organizuar. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm nuk mund të jenë të njëanshme pa ndihmën e shumë institucioneve në bashkëpunim”, tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026