Dumani: SPAK është institucioni më i kontrolluar në Shqipëri!
Teksa u diskutua mbi analizën e performancave të Institucioneve të Posaçme në vitin 2024, Altin Dumani tha se SPAK kontrollohet nga Gjykatat dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe kjo aplikohet njësoj dhe me prokurorë të tjerë, duke e bërë kështu SPAK-un institucionin më të monitoruar në vend sipas Dumanit.
“Në raport me SPAK, ne si institucion jemi më i monitoruari dhe i kontrolluari në vend. Jemi karshi çdo shkelje të mundshme të ligjit, kemi hetuar dhe hetojmë njëri tjetrin.
Ne kontrollohemi nga të gjitha Gjykatat, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kontrollohemi nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. Ky kontroll aplikohet njësoj si për çdo prokuror të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, e njëjta bazë ligjore aplikohet dhe me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.
Dumani shton se gjatë ecurisë së punës të SPAK, ata raportojnë në Kuvend mbi çdo problematikë, prandaj dhe Kuvendi ka hapësirë të kontrollojë punën e tyre.
“Ne raportojmë në Kuvend mbi ecurinë e institucionit duke dhënë një panoramë të plotë të problematikave të hasura. Gjithashtu propozojmë si mund të zgjidhen këto problematika. Kuvendi po ashtu ka mundësi të kontrollojë punën e SPAK.
Nisur nga miratimi i strategjive, hetimet financiare, kemi përmbushur pothuajse të gjitha rekomandimet e Kuvendit. Jemi institucioni më i kontrolluar në Shqipëri”, tha kreu i SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit