“Përpjekja për ta nxjerr SPAK si represiv, e dështuar”, Dumani: Shikoni shifrat

26 Shkurt 2025 | 11:40

Kreu i SPAK Altin Dumani ishte këtë të mërkurë bashkë me drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë, në tryezën e zhvilluar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjen ku u analizua performanca e Institucioneve të Posaçme në 2024. I pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Gerti Shellës lidhur me caktimin e masës së sigurisë, Dumani tha se SPAK nuk është sikurse tentohet të paraqitet si një institucion represiv dhe këtë sipas tij e vërtetojnë shifrat. Sipas kreut të SPAK vetëm 9% janë hetuar në masë sigurimi arrest me burg dhe shumica prej tyre janë pjesë e krimit të organizuar.

“Ne i njohim mirë kriteret dhe përpiqemi të jemi strikt në caktimin e llojit të masës së sigurimit, çdo hetim ka dinamikën e vetë dhe ka nevojat e veta për masat e sigurimit, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar sepse shifrat flasin vetë. Vetëm më pak se 9% janë në paraburgim dhe këta janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

Sa i takon veprës penale të korrupsionit dhe veprave penale të kryera në detyrë, rreth 49% janë hetuar në gjendje të lirë. Janë hetuar me masa sigurimi detyrim paraqitje në policinë gjyqësore shumë subjekte, janë hetuar në arrest shtëpie, apo ndalim i daljes jashtë shetit. Kështu që kjo situata në raport me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Vetëm 9% dhe nëse i ndaj shumicën absolute i zënë subjektet e krimit të organizuar, që për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër sigurimi veç arrestit me burg. Prokuroria e Posaçme në kërkimin e masave që bën është e kujdesshme të shikojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në kushtet penale sa i takon llojit të masës së sigurimit”,-tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026