GJKKO përgënjeshtron pretendimet e Veliajt se u fye nga prokurori Ols Dado
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar në lidhje me pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se është fyer nga prokurori Ols Dado gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Përmes një komunikate për media, GJKKO ka përgënjeshtruar pretendimet e Veliajt, duke deklaruar se prokurori nuk ka përdorur gjuhë denigruese në sallën e gjyqit. Gjykata ka mohuar vërtetësinë e transkripteve të publikuara nga Veliaj në rrjetet sociale, duke theksuar se ato nuk përkojnë me regjistrimet zyrtare të seancës.
“Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në ‘Facebook’, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë,” thuhet në deklaratën e GJKKO.
Gjykata sqaroi më tej se pas verifikimit të sistemit audio të seancës gjyqësore, konkretisht në intervalin kohor 18:34:02 – 18:34:57, si dhe nga procesverbali zyrtar i seancës, nuk rezulton që prokurori Ols Dado të ketë përdorur fjalën “ndyrësirë” apo ndonjë shprehje tjetër denigruese.

LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit