Dumani te Ligjet: Sekuestruam 65.5 mln €, 33 ish-zyrtarë të lartë në hetim
Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në Komisionin e Ligjeve lidhur me punën e institucionit që ai drejton për vitin 2024.
Dumani tha se gjatë gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.
“Gjatë vitit 2024 SPAK ka pasur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta”, tha Dumani.
Kreu i SPAK theksoi se institucioni që ai drejton ka rritur ndjeshëm numrin dhe cilësinë e hetimeve për korrupsion me 33 ish-zyrtarë të lartë të proceduar.
“SPAK ka zbatuar rekomandimet për luftën kundër korrupsionit, në kuadër të rekomandimit numër 1 është rritur ndjeshëm numri dhe cilësia e hetimeve për korrupsion me 33 ish-zyrtarë të lartë të proceduar dhe 19 çështje të dërguara në gjykatë”, tha Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA