Durrës, 32 familje kundërshtojnë vendimin e gjykatës: Po na nxjerrin nga shtëpitë
Prej më shumë se tre dekadash, 32 familje banojnë në vilat numër 36 dhe 38 në zonën e Plazhit në Durrës.
Ata kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kërkon që banorët të largohen nga banesat e tyre, pasi godina tashmë është privatizuar nga pronari i truallit dhe nuk konsiderohet më pronë e bashkisë.
Sipas banorëve, ata janë sistemuar në këto godina nga Bashkia e Durrësit dekada më parë dhe gëzojnë statusin e të pastrehëve. Ligjërisht, bashkisë i takon detyrimi për t’u siguruar strehim këtyre familjeve përpara se të shesë pronën ku ata banojnë.
“Ne nuk kemi ku të shkojmë. Bashkia na ka strehuar vetë këtu dhe tani duan të na nxjerrin jashtë, pa na ofruar një zgjidhje tjetër,” – shprehen banorët, të cilët kanë dorëzuar ankim në Gjykatën e Apelit.
Çështja pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të mos mbetur në rrugë.
Sipas dokumenteve zyrtare, më datë 20.09.2012 Ministria e Financave dhe Bashkia Durrës ia kanë shitur vilat 36 dhe 38 shtetasit Mikel Noçka, i cili tashmë kërkon lirimin e plotë të objekteve nga familjet që banojnë aty.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë