Durrës/ I shpallur në kërkim për mbetjet e rrezikshme, arrestohet 37-vjeçari

12 Shkurt 2026 | 15:34

Policia e Durrësit ka vijuar operacionin e koduar “Eko-Toxic”, në kuadër të të cilit është kapur dhe ndaluar një 37-vjeçar i shpallur në kërkim.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare bënë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale Xh. G., banues në Durrës. Sipas policisë, ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendim të datës 3 shkurt 2026, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Blutë bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026