Durrës: Morën jahtin pa dijeninë e pronarit, policia shoqëron 3 persona
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e së hënës në Portin e Durrësit, ku një jaht ka lëvizur nga vendi i ankorimit pa dijeninë e pronarit të tij.
Pronari i jahtit “Tamomar 2”, Dori Alikaj, ka njoftuar policinë pasditen e së hënës rreth orës 14:00, kur ka kuptuar se mjeti lundrues nuk ndodhej më në vendin ku ishte ankoruar disa ditë më parë.
Pas marrjes së informacionit, Alikaj ka lajmëruar menjëherë Kapitenerinë e Portit dhe Policinë Kufitare, ndërsa ka bërë kallëzim në komisariatin e Durrësit. Reagimi i institucioneve ka qenë i menjëhershëm, dhe pas disa minutash, jahti është gjetur i ankoruar sërish në vendin fillestar, pasi personat që kishin marrë mjetin në mënyrë të paligjshme kishin tentuar të largoheshin nga zona e portit.
Policia ka shoqëruar tre persona për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet sesi ata kanë arritur të nisin jahtin, pasi çelësat ndodheshin në posedim të kapitenit të jahtit, Memet Ayhan Ulus. Hetimet janë në vijim, dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin ngjarjen dhe të kuptojnë se si ka ndodhur ky incident.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protestë kundër NATO-s në Hagë, paralajmërohet rreziku për luftë bërthamore
- Me duar dhe këmbë të lidhura, gjenden 5 trupa në brigjet e Spanjës
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë