Durrës/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet pronari, procedohen 3 persona

6 Nëntor 2025 | 14:05

Është vënë në pranga nga policia këtë të enjte shtetasi G. H., pasi lokalin e tij e kishte vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas raportimeve, në lagjen nr. 11, në Durrës, ku dyshohet se viheshin baste sportive me celularë, është arrestuan në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 54 vjeç, D. Z., 47 vjeç dhe M. T., 44 vjeç të tre banues në Durrës, të cilët u kapën duke vënë baste sportive në lokalin e 38-vjeçarit.

Ndërkohë, policia e Durrësit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026