Durrës, pronarja akuzon firmën ndërtuese se i ka plaçkitur banesën
Derë e hapur me forcë, shtëpi e kthyer përmbys, punime të parealizuara dhe sende që mungonin, kjo është ajo çfarë pa Valbona Domi, kur u kthye në banesën e saj të dëmtuar nga tërmeti, pasi i dha çelësat kompanisë së caktuar për rikonstruksionin e objektit.
Valbona dhe nëna e saj kanë denoncuar në polici përgjegjësin e punimeve, Viktor Becin, pasi më datë 10 maj i kanë dorëzuar atij çelësat e shtëpisë së tyre.
“Pse ti duhet të më kërkosh mua çelësin e apartamentit tim, ndërkohë që ti e more për të më shkatërruar shtëpinë? Nuk ka aty brenda asnjë lloj punimi, vetëm dera ishte shkatërruar, shtëpia ishte e vjedhur dhe sirtarët ishin të gjitha të hapura”, thotw denoncuesja Valbona Domi.
“Shumë sende personale, përveç atyre të mia, rroba, këpucë, janë edhe sende të familjes. E kemi denoncuar rastin në polici. Erdhi oficerja e policisë gjyqësore, mori të dhënat, është bërë deklarimi në prokurori dhe tani ne presim përgjigje”, shprehet ajo.
Përgjigje po pret edhe i akuzuari për ngjarjen, i cili dha një prononcim për Euronews Albania.
“Kjo çështje ka shkuar në duart e policisë. Kaq. Sqarimet i kam bërë të gjitha në polici. Policia të veprojë të nxjerrë atë keqbërës që e ka bërë, nëse e ka bërë. Çdo gjë është në dorën e policisë”, u shpreh Viktor Beci, përgjegjës i punimeve.
Në përgjigje të interesit të Euronews Albania, policia e Durrësit konfirmon se ngjarja është referuar si vepër penale “Vjedhje” dhe se materialet i janë dorëzuar Prokurorisë.
Kjo e fundit vijon hetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
- Siguria në plazhe, njësia detare bllokon dy jet ski pa dokumente në Durrës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në