Durrës/ Tentativë vrasje me automjet, shpallet në kërkim 40-vjeçari nga Shijaku
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 24 shtatorit në qytetin e Durrësit, ku një 55-vjeçar mbeti rëndë i plagosur pasi u godit nga një automjet në lëvizje, në rrugën “Vala e Detit”. Drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Durrësit, pas hetimeve intensive, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, i cili dyshohet se ka qëlluar me makinë qëllimisht viktimën, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç.
Policia e ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin, ndërkohë që janë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij si dhe për sekuestrimin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.
Ngjarja po hetohet si “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona