Durrës, trupa profesioniste e baletit ukrainas do të sjellë premierën absolute
Një premierë absolute, e paperformuar më parë në asnjë vend të botës, do të vijë për herë të parë në Durrës.
Yjet e trupës së baletit klasik të Ukrainës po bëjnë provat e fundit për të vënë në skenën e teatrit “Princeshën e Akullit”.
Kjo është një vepër e veçantë, që bën bashkë dy përralla shumë të dashura për fëmijët, Frozen dhe Mbretëresha e Akullit.
“E mora këtë nismë për të sjellë një histori dashurie. I bashkova dy përrallat për të sjellë një të vetme për fëmijë dhe të rritur si mesazh paqeje, harmonie dhe dashurie, duke qenë se vendi im është në luftë. Durrësi ishte një zgjedhje rastësore. Teksa po shikoja hartën, zgjodha Shqipërinë dhe veçanërisht Durrësin duke menduar komoditetin e trupës për t’u kënaqur dhe argëtuar me plazhet dhe bukuritë e qytetit”-tha Iryna Khandazhefskyi organizatore.
Ndërsa vijnë për herë të parë në Durrës, për trupën emocionet janë të mëdha dhe përshtypjet nga më të mirat.
“Punoj për herë të parë me këtë trupë balerinësh dhe për herë të parë po vë në skenë një premierë me trupë të baletit klasik. Kjo për mua është një eksperiencë shumë e bukur. Jam i lumtur, që këtë premirë po e vendosim në Durrës, në Shqipëri”- tha Andreas Heise, koreograf
Një risi kjo, që pritet të shfaqet me 30 korrik në teatrin “Aleksandër Moisiu”.
Detajet i dha drejtuesi, Elio Bajramaj.
“Princesha e Akullit” është një histori romantike, me muzikën e Mozart, Vivaldi, Halvorsen dhe Leontovich.”- tha Elio Bajram, Drejtor i Qendrës Kulturore Aleksandër Moisiu Durrës.
Një histori që pritet të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë artdashësit durrsakë, por edhe për turistët e shumtë, që vizitojnë qytetin bregdetar në këtë periudhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë